Objekti i Gjykatës Themelore të Tetovës nuk e ka lëshuar ngrohjen qendrore, si pasoj e së cilës të punësuarit janë lëshuar në shtëpi para përfundimit të orarit të rregullt të punës, mëson jozyrtarisht Gazeta Express.
Sipas personave që kanë kontaktuar Gazetën Express, të punësuarit kanë marrë nxemse private, por sistemi i instalimit elektrik nuk ka mundur ta përballojë, pasi që të administratorët kanë filluar të nuhatin erë të gomës që digjet.
Për të parë nëse këto informata janë të vërteta, e nëse po për të mësuar arsyet se përse nuk është lëshuar ngrohja qendrore, Gazeta Express tentoi të bien në kontakt me kryetarin e Gjykatës Themelore të Tetovës, Hasan Hasani, por i njëjti ishte i pakapshëm./GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...