“Gjykata tha se nuk jam kriminel, por më dënuan se kushërinjtë kanë përdorur emrin tim”


Gazeta Express
19 Shtator 2019 22:21

“Gjykata tha nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqë me disa kushërinj kemi përdorur një makinë, jam shpallur fajtor për shpërdorim detyre”, tha ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pasi gjykata e dënoi me 3.4 vite shërbim prove për “shpërdorim detyre”.

“Do ishte mire ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafik se kështu si e bënë është qesharake. Isha më i qartë kur hyra. Është njëlloj si të hysh në një provim, të thotë mësuesja shumë mirë je përgatitur, por do marrësh 5.

Si tja bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi. Ju falenderoj se për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi në thelë”, ka thënë Tahiri.

Te fundit


Kthehu lart