Gjykata Supreme e ShBA-së mbështet tubimet fetare në pandemi - Gazeta Express
string(60) "gjykata-supreme-e-shba-se-mbeshtet-tubimet-fetare-ne-pandemi"

Gjykata Supreme e ShBA-së mbështet tubimet fetare në pandemi

Gazeta Express

26/11/2020 13:23

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka bllokuar përkohësisht zbatimin e kufizimit për pjesëmarrje të njerëzve në objekte fetare në zonat e prekura rëndë nga koronavirusi.

Me pesë vota për dhe katër kundër, organi i lartë i drejtësisë vlerësoi që autoritetet i kanë shkelur të drejtat e lirisë fetare me vendimin rreth vizitave në objekte të adhurimit.

Lexo Edhe:

Më herët gjatë këtij viti, para vdekjes së gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, Gjykata Supreme votoi për t’i lënë në fuqi disa masa të ngjashme në Kaliforni dhe Nevada, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të përballen me përhapjen më të madhe të koronavirusit në botë. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 12.7 milionë të infektuar dhe më shumë se 262 mijë të vdekur.

Vendimi i Gjykatës Supreme për bllokimin e masës së autoriteteve të Nju Jorkut është një fitore e rëndësishme për Kishën Katolike dhe grupin e çifutëve, të cilët e kanë sfiduar këtë masë në gjykatë.