Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për revokimin e masës së sigurisë me burg për Izet Haxhinë.
Avokati mbrojtjës i Izet Haxhisë ka kundërshtuar vendimin, duke argumentuar se procesi vijon të trajtohet dhe gjykohet politikisht.
Avokati Idajet Beqiri tha se që prej transferimit të Haxhisë nga Turqia, rrëzimi i kërkesës për revokim të masës së sigurisë është bërë pasi sipas gjykatës është prishur vendimi i kompetencës nga Gjykata e Lartë dhe afatet fillojnë nga e para.
Kujtojmë se Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azen Hajdarit, ajkt të cilin ai nuk e ka pranuar. Haxhia u estradua nga Turqia dhe fitoi të drejtën e rigjykimit, teksa dënimi i dhënë vite më parë, iu përcoll në mungesë.