Gjykata e publikon të plotë aktgjykimin, çelet rruga për votimin e qeverisë - Gazeta Express
string(72) "gjykata-publikon-te-plote-aktgjykimin-celet-rruga-per-votimin-e-qeverise"

Gjykata e publikon të plotë aktgjykimin, çelet rruga për votimin e qeverisë

Gazeta Express

01/06/2020 14:59

Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit rreth mandatarit për formimin e Qeverisë.

Kjo pritet t’i hapë rrugë thirrjes së seancës për votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Lexo Edhe:

Aktgjykimi i plotë, që u nxor me datë 28 maj, përmban 162 faqe.

Sipas aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë dekretit të Presidentit, i cili e ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër, pasi LDK i ka dëshmuar se e ka shumicën parlamentare për ta formuar Qeverinë e re, pas rrëzimit të Albin Kurtit./Express/

Më poshtë gjeni Aktgjykimin e plotë: