Gjykata në Budapest ka sjellë vendimin për ekstradimin e Nikolla Gruevskit


Gazeta Express
27 Qershor 2019 12:08

Gjykata në Budapest ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së drejtësisë për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Sipas mediave hungareze, që nuk ishin të pranishëm në debatin për argumente “për” dhe “kundër” ekstradimit, sepse seanca gjyqësore ishte e mbyllur, por ishin të prezent kur është lexuar vendimi, siç shkruan Koha, Gruevski shpëton nga ekstradimi në Maqedoni ku e pret dënimi me burg prej dy viteve për lëndën e PSP “Tenk” dhe për padi të tjera, duke përfshi edhe atë të 27 prillit.

Te fundit


Kthehu lart