Gjykata merr vendim për inspektorin e VV’së që u kap me 12 mijë euro në dorë - Gazeta Express
string(75) "gjykata-merr-vendim-per-inspektorin-e-vvse-qe-u-kap-me-12-mije-euro-ne-dore"

Gazeta Express

01/10/2020 16:49

Gjykata merr vendim për inspektorin e VV’së që u kap me 12 mijë euro në dorë

Gazeta Express

01/10/2020 16:49

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër inspektorit Gafurr Rexha për shkak se ka kryer veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’.

Të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji duke filluar prej datës 29.09.2020 deri më datën 29.10.2020.

Lexo Edhe:

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri G.R ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, si dhe do të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur ose ndryshuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitar dhe në të dëmtuarin”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Pas arrestimit të Gafurr Rexhës, dolën lajme se ai ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, nga VV-ja mbrëmë thanë se ai nuk është pjesë i kësaj partgie, por është nga PSD-ja.

Megjithatë, ai duket se i përket kampit të të majtëve, shkruan Gazeta Express.

Nga Partia Socialdemokrate thanë për Express se Gafurr Rexha kurrë s’ka qenë pjesë e saj. Ndërsa në profilin e tij në Facebook, inspektori i arrestuar ka pasur fotografi në përkrahje të Kurtit në ditën e zgjedhjeve. /Express/