Gjykata me dy standarde, për të njëjtat akuza, Tahiri i shpëton burgut, Jaeld Çela jo


Gazeta Express
19 Shtator 2019 22:56

Edhe pse u dënua për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, “shpërdorim detyre”, Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, nuk i ka shpëtuar burgut.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 3.4 vite burg ish-policin, i cili ndodhet ende në arrati.

Ndryshe nga Tahiri, që ky dënim iu konvertua në shërbim prove, për Jaeld Çelën nuk është aplikuar e njëjta masë.

Edhe Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Asnjë nga këto akuza nuk u pranua nga Gjykata, e cila e shpalli fajtor për “shpërdorim detyre”.

Te fundit


Kthehu lart