Gjykata lë në burg anëtarin e familjes Çapja


Gazeta Express
17 Qershor 2019 11:33

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Florenc Çapjan, Etien Çanin dhe Ervis Bardhin, të tre persona të arrestuar gjatë operacionit “krasta” në Elbasan javën e kaluar.

Anëtari i familjes së Çapjave, Florenci, u la në burg me akuzën e tentativës së vrasjes së ish policit Fadil Mema, një ngjarja e ndodhur në vitin 2006. (ndërkohë që në vitin 2015, Fadil Mema u ekzekutua).

Tentativa e vrasjes së ish policit u krye për motive hakmarrje nga ana e Florenc Çapjas, pasi kunati i Fadil Memës u akuzua për vrasjen e Sokol Çapjat, xhaxhait të Florencit. Ky i fundit u arrestua në atë kohë, por u la i lirë për mungesë provash. Kësaj here poliucia gjatë arrestimit, deklaroi se ka provuar me fakte përfshirjen e Çapjajt në tentativën për vrasje./Express

Te fundit


Kthehu lart