Gjykata lë në burg 4 përdhunuesit e 15 vjeçares, Abaz Doku mbulon fytyrën - Gazeta Express
string(72) "gjykata-le-ne-burg-4-perdhunuesit-e-15-vjecares-abaz-doku-mbulon-fytyren"

Gjykata lë në burg 4 përdhunuesit e 15 vjeçares, Abaz Doku mbulon fytyrën

Gazeta Express

02/06/2020 13:50

Me fytyrën mbuluar në momentin kur objektivi i kameras u drejtua mbi ta, Abaz Doku dhe 3 djemtë e tjërë të akuzuar për dhunë seksuale ndaj të miturës 15 vjeçares, janë lënë në burg nga gjykata e Tiranës.

Abaz Doku

Avokatët mbrojtjës kanë kërkuar masë më të butë, por trupa gjykuese nuk i ka pranuar kërkesa e tyre.

Lexo Edhe:

Abaz Doku dhe tre djemtë janë akuzuar për përdhunimin e një 15 vjeçareje dhe për shantazhimin e saj përmes disa videove intime, të kryera nga 65 vjeçari, i cili më pas ia ka shpërndarë të rinjve. Këta të fundit përmes kanosjes, kanë përfituar nga e mitura dhe e kanë përdhunuar gjithashtu.

Fillimisht në sallën e gjyqit ka hyrë Abaz Doku dhe i riu Kladi Poçi dhe të dy të akuzuarit kanë mbuluar menjëherë fytyrën për të mos u kapur nga kamera.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e të miturës në Babrru. Abc Neës mëson se asnjëri nga të akuzuarit nuk kanë folur, ndërsa avokatet kanë kërkuar masë më të butë, por s’është pranuar nga gjykata.

Psikologia që ishte e pranishme në sallë, theksoi se të miturit e akuzuar për disa vepra penale, nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Të katërt këta persona akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim./Express