Gjykata Kushtetuese ‘zyrtarizon’ Marsida Xhaferllarin, anëtare e gjykatës!


Gazeta Express
19 Nëntor 2019 21:04

Pavarësisht përplasjeve të shumta mes Presidencës e shumicës qeverisëse, një rezolute të firmosur nga kuvendi, një padie të Ilir Metës drejtuar Ardian Dvoranit dhe ‘akteve noteriale’ të Arta Vorpsit, duket se gjykata Kushtetuese ka vendosur tashmë. Marsida Xhaferllari është anëtare e kësaj gjykate.

Nëse shkon në faqen zyrtare tëe Kushtetueses në përbërjen e gjykatës janë afishuar tashmë emrat e të gjithë gjyqtarëve të institucionit. Pa çka se për tre nga katër anëtaret femra nuk ka ende një foto, zyrtarisht Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Vitore Tusha, janë anëtarët e Kushtetueses.

Kujtojmë se javën që lamë pas u zhvillua një përplasje e fortë për njërën prej 9 karrigeve të Gjykatës, pasi parlamenti pranoi Arta Vorpsin ndërsa Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtaren e  dytë (nga tre që duhet të zgjedhë Presidenca)./Express

Te fundit


Kthehu lart