Gjykata Kushtetuese për Express: Akuzat për falsifikim janë të pavërteta dhe të pasakta - Gazeta Express
string(87) "gjykata-kushtetuese-per-express-akuzat-per-falsifikim-jane-te-paverteta-dhe-te-pasakta1"

Gazeta Express

01/06/2020 19:39

Gjykata Kushtetuese për Express: Akuzat për falsifikim janë të pavërteta dhe të pasakta

Gazeta Express

01/06/2020 19:39

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është përgjigjur akuzave të VV’së për falsifikim në aktvendimin e çështjes së mandatarit. Duke folur për Gazetën Express, nga Kushtetuesja këto akuza i ka quajtur si të pavërteta dhe të pasakta.

‘’Deklaratat dhe akuzat “për falsifikim” janë të pavërteta dhe të pasakta’’, thuhet nga Gjykata.

Lexo Edhe:

 ‘’Kjo sepse Gjykata Kushtetuese, të enjten e kaluar, më 28 maj 2020, ka publikuar vetëm njoftimin me Përfundimet e Gjykatës lidhur me Aktgjykimin KO72/20.’’

Tutje thuhet se teksti i plotë i publikuar sot i përmban të gjitha arsyetimet e nevojshme dhe përfundimet e Gjykatës.

‘’Teksti i plotë i Aktgjykimit i publikuar sot, përmban të gjithë arsyetimin, përfundimet e Gjykatës dhe Dispozitivin e saj’’

‘’Përfundimet e Gjykatës, të publikuara sot përmes Aktgjykimit (shih paragrafin 546) janë identike me ato të publikuara më 28 maj 2020 (shih paragrafin 1). Dispozitivi i Aktgjykimit KO72/20, duhet të lexohet në dritën e arsyetimit të këtij Aktgjykimi.’’

Në përgjigjen për Express, bëhet e ditur se vendimi i Gjykatës është marrë me vendim unanim, të të gjithë gjykatësve.  

Dispozitivi i Aktgjykimit KO72/20, duhet të lexohet në dritën e arsyetimit të këtij Aktgjykimi

‘’Në fund duhet theksuar se, Dispozitivi i Aktgjykimit i publikuar sot, po ashtu si edhe Përfundimet e Gjykatës, janë hartuar dhe publikuar me miratimin unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.’’

Përmes kësaj përgjigjeje, të gjithë gjyqtarët e Gjykatës njëherësh u pajtuan unanimisht që edhe të adresojnë spekulimet e pabazuara të sotme në media

Ndryshe, VV ka paralajmëruar se do të bëjë një analizë me këshilltarët ligjorë dhe ekspertët e jashtëm për vendimin e Gjykatës. Ata thonë se Gjyakta shtrembëroi faktet dhe se vendimi është i padrejtë.

Kushtetuesja vendosi në favor të dekretit të presidentit për mandatimin e kandidatit për kryeministër nga LDK. /Express/

Kjo është komuniakta e plotë:

Deklaratat dhe akuzat “për falsifikim” janë të pavërteta dhe të pasakta.

Kjo sepse Gjykata Kushtetuese, të enjten e kaluar, më 28 maj 2020, ka publikuar vetëm njoftimin me Përfundimet e Gjykatës lidhur me Aktgjykimin KO72/20 dhe jo edhe Dispozitivin lidhur me Aktgjykimin KO72/20.

Teksti i plotë i Aktgjykimit i publikuar sot, përmban të gjithë arsyetimin, përfundimet e Gjykatës dhe Dispozitivin e saj.

Përfundimet e Gjykatës, të publikuara sot përmes Aktgjykimit (shih paragrafin 546) janë identike me ato të publikuara më 28 maj 2020 (shih paragrafin 1).

Dispozitivi i Aktgjykimit KO72/20, duhet të lexohet në dritën e arsyetimit të këtij Aktgjykimi.

Në fund duhet theksuar se, Dispozitivi i Aktgjykimit i publikuar sot, po ashtu si edhe Përfundimet e Gjykatës, janë hartuar dhe publikuar me miratimin unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes kësaj përgjigjeje, të gjithë gjyqtarët e Gjykatës njëherësh u pajtuan unanimisht që edhe të adresojnë spekulimet e pabazuara të sotme në media.