Gjykata Kushtetuese bashkon kërkesat e Kurtit dhe deputetëve të LVV-së për dekretin e presidentes - Gazeta Express
string(97) "gjykata-kushtetuese-bashkon-kerkesat-e-kurtit-dhe-deputeteve-te-lvv-se-per-dekretin-e-presidentes"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 13:07

Gjykata Kushtetuese bashkon kërkesat e Kurtit dhe deputetëve të LVV-së për dekretin e presidentes

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 13:07

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, bëri të ditur se të dy kërkesat do të shqyrtohen së bashku, pasi kanë të njëjtin objekt shqyrtimi.

“Kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me Dekretin e Presidentes është bashkuar me kërkesën e dorëzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të objektit të njëjtë të çështjes”, tha Dula për RTV21.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e kryeministrit Kurti ishte dorëzuar më 7 mars, ndërsa palëve të interesuara u ishte kërkuar që komentet e tyre t’i paraqesin deri më 11 mars 2026.

Ndërkohë, më 9 mars, Gjykata kishte pranuar edhe kërkesën e 30 deputetëve të LVV-së për të njëjtën çështje. Duke qenë se objektivi i kërkesave ishte i njëjtë, Gjykata vendosi t’i bashkojë ato në një rast të vetëm dhe u dërgoi palëve një shkresë të re për dorëzimin e komenteve deri më 12 mars 2026.

Advertisement
Advertisement
Advertisement