Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos për Real Madridin


Gazeta Express
23 Maj 2019 9:00

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, të mërkurën në mëngjes, vendosi se Real Madridi është i pafajshëm, në rastin e lidhur me disa probleme në marrëveshjen e nënshkruar me Këshillin e Qytetit të Madridit, në vitin 2011.

“Los Blancos” ia kishin shituar tokën ku më parë ishte kampi i tyre stërvitur qeverisjes së qytetit, si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e tokave. Kjo bëri që Real Madridi ta merrte një pjesë të tokës afër stadiumin “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Plani fillestar ishte që kampi i tyre i vjetër stërvitor të shkëmbehej me një pjesë toke në Las Tablas, mirëpo në vitin 2011 një listë e ligjeve për urbanizim bëri që “Los Merengues” të mos e merrnin atë tokë.

Pas kësaj, qyteti ia dha Real Madridi një pjesë toke para stadiumit të vet. Pikërisht në këtë sezon do të ndërtohet në qendër shopingu dhe një hotel, si pjesë e rindërtimit të Santiago Bernabeut.

Në vitin 2016, kampioni evropian ishte detyruar t’ia paguajë 18 milionë euro qeverisë spanjolle. Shkëmbimi i tokave fillimisht ishte parë si parregullsi, mirëpo Real Madridi e apeloi këtë vendim dhe tani Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka dhënë verdiktin final.

Sipas kësaj gjykate, komisioni nuk arriti ta dëshmojë se Real Madridi mori ndihmë të parregullt shtetërore. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart