Gjykata e Tiranës i lexon masën 30 nga 115 të arrestuarve për përfshirjen në lojërat e fatit - Gazeta Express
string(92) "gjykata-e-tiranes-i-lexon-masen-30-nga-115-te-arrestuarve-per-perfshirjen-ne-lojerat-e-fatit"

Gazeta Express

23/02/2020 17:53

Gjykata e Tiranës i lexon masën 30 nga 115 të arrestuarve për përfshirjen në lojërat e fatit

Gazeta Express

23/02/2020 17:53

Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të dielë masat e sigurisë për 30 nga 115 personat e ndaluar nga policia, gjatë operacionit ‘fati i lojërave’ i kryer në disa qytete të vendit, ku në fokus ishte goditja pikave të jashtëligjshme të basteve sportive dhe lojërave të fatit.

Gjyqtari ka vendosur që të lërë në burg 16 persona, 5 nën masën e arrestit shtëpiak dhe 9 nën masën e detyrimit të paraqitjes.

Lexo Edhe:

Më konkretisht, masat e dhëna janë:

ARREST NË BURG

Erjon Muja, Axhildo Kashari, Igli Oboni, Taulant Preçi, Erjon Kreka, Igli Spaholli, Dritan Dema, Mario Ylli,  Ilirjan Mustafa, Ali Çaushi, Klajdi Kuqe, Kostandin Delilaj, Enes Saliaj, Elvis Brahimi, Melazim Hykaj, Romir Hamitaj.

ARREST NË SHTËPI

Klajdi Toska, Andi Ura, Redinel Hamolli, Endrit Osmanaj, Samuel Buziu.

DETYRIM PARAQITJE

Julian Kasaj, Isuf Tato, Denis Hysko, Krejstjano Jaiçari, Arjan Tasellari, Drini Gora, Ledion Aliçka, Klevis Dedja, Edrian Myftari.

Operacioni u zhvillua disa ditë më parë në Durrës, Shkodër, Tiranë, Elbasan e Vlorë, ku autoritet ushtruan qindra kontrolle për pikat e jashtëligjshme të basteve. Kontrollet u zhvilluan në orët e mbrëmjes, atëherë kur zhvilloheshin dhe ndeshjet e Europa League. Kujtojmë po ashtu se në pranga ra dhe Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, teksa ky i fundit është vëllai i kryetarës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë (apelit) të Vettingut në reformën në drejtësi./Express