Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka - Gazeta Express
string(89) "gjykata-e-posacme-ndryshon-masen-e-sigurise-per-bashkeshortin-e-gjyqtares-mimoza-margjeka"

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 11:39

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ditën e sotme ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka të arrestuar për korrupsion.

Gjykata vendosi masën e “arrestit shtëpiak” për Carën, pas kërkesës së avokateve të tij mbrojtës.

Lexo Edhe:

Masa është ndryshuar për shkak të arsyeve shëndetësore, pasi mbrojta ka paraqitur prova që Cara është i sëmurë.

Kujtojmë se më herët Gjykata ka ndryshuar edhe masën e sigurisë për Margjekën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.