Gjykata e Apelit në Hagë: Gucati e Haradinaj përdorën kërcënime të rënda ndaj dëshmitarëve - Gazeta Express
string(89) "gjykata-e-apelit-ne-hage-gucati-e-haradinaj-perdoren-kercenime-te-renda-ndaj-deshmitareve"

Gjykata e Apelit në Hagë: Gucati e Haradinaj përdorën kërcënime të rënda ndaj dëshmitarëve

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 14:38

Paneli i gjykatësve të Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ka konstatuar se ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë përdorur “kërcënime të rënda” ndaj dëshmitarëve të mundshëm të Speciales.

Në seancën e sotme ku pritet të shqiptohet aktgjykimi i Apelit të Speciales ndaj Gucatit dhe Haradinajt, kryetarja e trupit gjykues tha se se diku “të akuzuarit nuk kanë arritur të provojnë gabim në konstatimet e trupit gjykues”. Por, konstaton akuzat rreth frikësimit të dëshmitarëve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Është e qartë se trupi gjykues konstaton se të akuzuarit kishin përdorur kërcënime të rënda për ta nxitur dikë që të përmbahet nga dhënia e deklaratës”, tha kryetarja e trupit gjykues.