Gjuriq: Në spitalin e Mitrovicës vjen një respirator dhe 1 mijë veshje mbrojtëse - Gazeta Express
string(79) "gjuriq-ne-spitalin-e-mitrovices-vjen-nje-respirator-dhe-1-mije-veshje-mbrojtese"

Gjuriq: Në spitalin e Mitrovicës vjen një respirator dhe 1 mijë veshje mbrojtëse

Gazeta Express

08/04/2020 9:42

Sot do të sigurohet pranimi i një respiratori për Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ka paralajmëruar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka theksuar se për punëtorët e QKS në Mitrovicën e Veriut janë siguruar edhe 1.000 skafandarë mbrojtës.

Lexo Edhe:

Për Shtëpinë e Shëndetit në Leposaviq janë siguruar termometra, oksimetra për puls, një aparat për matje të tensionit të gjakut, 40 skafandarë mbrojtës, 2.000 dorëza, 200 maska kirurgjike dhe 500 mbrojtëse për këpucë.

Gjuriq mbrëmë ka inforumar se në Zubin Potok gjenden 20 persona në izolim dhe se e ashtuquajtura ambullanca COVID nga Shtëpia e Shëndetit në Zubin Potok është transferuar në fshatin Zupç.

Sa i përket ambullancës COVID në Leposaviq, atje dje janë lamëruar dy persona me probleme të infeksionit respirator./insajderi.com/