Vulin: Narkokartelet i ndjekin me interes telefonatat Kurti - Gjukanoviq - Gazeta Express
string(69) "vulin-narkokartelet-i-ndjekin-me-interes-telefonatat-kurti-gjukanoviq"

Gazeta Express

27/05/2020 10:36

Vulin: Narkokartelet i ndjekin me interes telefonatat Kurti – Gjukanoviq

Gazeta Express

27/05/2020 10:36

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, tha mbrëmë se biseda për ekonomi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është duku u ndjekur me vëmendje dhe aprovim nga narkokartelet e drogës.

“Kur Kurti dhe Gjukanoviqi bisedojnë për ekonominë, ata ndiqen me vëmendje dhe miratim nga narkokartelet e drogës, të cilat kanë pasur humbje të mëdha ekonomike si pasojë e mbylljes së kufijve”, tha Vulin për mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në mesin e temave të bisedës telefonike mes Kurtit e Gjukanoviqit ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi.

Kurti me këtë rast ka deklaruar se është për një dialog të përgatitur mirë e me parime dhe jo për një zgjidhje të shpejtë, nën udhëheqjen e BE-së dhe ShBA-ve, të cilat nuk mund të zëvendësohen apo ta përjashtojnë njëra tjetrën.