Gjuriq ankohet se serbët e Kosovës nuk po u binden urdhrave të Serbisë - Gazeta Express
string(71) "gjuriq-ankohet-se-serbet-e-kosoves-nuk-po-i-binden-urdherave-te-serbise"

Gazeta Express

27/03/2020 9:08

Gjuriq ankohet se serbët e Kosovës nuk po u binden urdhrave të Serbisë

Gazeta Express

27/03/2020 9:08

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka publikuar në Instagram se nuk ka të sëmurë nga koronavirusi nëpër vendbanime me shumicë serbe në Kosovë, dhe se numri i personave të infektuar në “vendbanimet shqiptare” është 79.

Gjuriq në “raportin e tij ditor për Kosovën” ka shkruar se katër pacientë të dyshuar në Mitrovicën e Veriut kanë dhënë mostrat të cilat janë dërguar në kontroll, transmeton portali në gjuhën serbe Kosovo Online.

Lexo Edhe:

Sipas Gjuriqit, 200 pompa për dezinfektim janë dërguar në Mitrovicën e Veriut dhe se atje po zhvilolhet aksioni i dezinfektimit të rrugëve dhe hyrjeve nëpër ndërtesa.

Ai është “ankuar” se në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq të mërkurën në mënyrë masive është shkelur ora policore të cilën e ka vendosur qeveria e Serbisë, sepse prej orës 17 e deri në orët e vona nëpër këto qytete kanë shëtitur qindra qytetarë