Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të pakontestueshëm - Gazeta Express
string(54) "gjuha-dhe-identiteti-maqedonas-jane-te-pakontestueshem"

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 15:04

Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të pakontestueshëm

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 15:04

Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë lëndë e negociatave, potencuan dje përfaqësues të lartë të Qeverisë  dhe përmendën se ana e errët e historisë duhet të mbetet pas nesh, ndërsa zgjidhja me Bullgarinë të kërkohet  përmes respektimit të ndërsjellë dhe faljes.

Themel për zgjidhjen e kontestit është Marrëveshja për fqinjësi të mirë, ekziston  mundësi drejt tij të shtohet udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes, por jo si pjesë e korrnizës negociuese, por si pjesë e procesit të BE-së.

Lexo Edhe:

Funksionarë të lartë maqedonas dje i nxorën qëndrimet e tyre për kontestin me Bullgarinë, pas intervistës së kryeministrit Zoran Zaev për BGNES, i cili shkaktoi reagime të bujshme në opinion dhe sipas të cilës ai vetë ditën e ardhshme  është përgjigjur  në pyetjen e gazetarëve, mes tjerash duke potencuar se  gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë  në tryezë të negociatave dhe duke cituar se  askund në botë  nuk negociohet për identitetin dhe  gjuhën amë.

Zëvendëskryeministri për luftimin e korrupsionit Lupço Nikollovski thotë se vendimet e partisë dhe Qeverisë janë të sinkronizuara për gjithçka që ka thënë dhe sqaruar kryeministri Zoran Zaev në intervistën e tij për BGNES-in bullgare në lidhje me historinë, e cila shkaktoi reagime.

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani në intervistë për Alsat potencoi se  kërkesa e Bullgarisë  të pranohet  se etnogjeneza mqedone është bullgare,  ndërsa gjuha maqedone është kodifikuar  në bazë të dialekteve perëndimore-bullgare është reflektim i mosbesimit të krijuar  ndaj Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva paraprakisht ka potencuar se  pozita bullgare është në korrnizë negociuese për Maqedoninë e Veriut të përfshihen tre pikat e  veçanta: formulimi për gjuhën zyrtare të Maqedonisë së Veriut, udhërrëfyes për realizim të Marrëveshjes nga  viti 2017 dhe anulim nga ana e Shkupit prej pretendimeve për ekzistim të pakicës maqedone në Bullgari.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq mbrëmë në  intervistë televizive ka bindur se negociata ose biseda rreth gjuhës dhe identitetit maqedonas nuk do të ketë. Mund të bisedohet, siç thotë,  vetëm për dinamikën dhe mënyrat e zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Mariçiq theksoi se e ardhmja e jonë evropiane nuk mund të varet  nga ajo nëse  mund të jemi maqedonas dhe të flasim në gjuhën maqedone. Kjo e drejtë na është garantuar me të gjitha deklaratat universale dhe me parimet e BE-së.

Sipas tij, detyra e politikanëve është të mbajnë  klimë pozitive në të cilën  nuk do të ketë shprehje të urrejtjes dhe paragjykime, por do të ketë bisedë.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sërish, deklaroi se  nuk duam të jemi pengje të anëve të errëta të historisë ballkanike dhe se sfidat e sotme nuk mund të zgjidhen  vetëm nëse me dy  këmbë jemi në të kaluarën.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski konsideron se faktet  që populli maqedonas  e ka realizuar sovranitetin e tij në KAÇPJ të Jugosllavisë, se KAÇKM është vërtetim në  gjuhën dhe identitetin maqedonas, se shtetësia jonë  bazohet në antifashizmin,  si dhe se vendi është çliruar  nga luftëtarët maqedonas  të LNÇ-së janë të pakontestueshme dhe se  nuk mund të vihen në pikpyetje. Megjithatë, thotë, për të vazhduar  përpara Maqedonia e Veriut duhet të kërkohen vendime me Bullgarinë përmes dialogut dhe respektimit të ndërsjellë të dy vendeve dhe popujve.

Ish kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Vllado Buçkovski konsideron se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë. BE është qëllimi ynë strategjik, kështu që ne duhet të luftojmë për fillimin e negociatave me BE-në. Zaev lufton për të ardhmen tonë evropiane në frymën e vlerave evropiane.

“Këtyre ditëve kalojmë përmes një katarze specifike. Pas intervistës së Zaevit për BGNES. Për mua, kjo është tashmë Deja Vu. Para 14 vjetëve, kur pas një takimi me kryeministrin bullgar Stanishev, thashë se po vjen koha kur bazuar në historinë e përbashkët duhet të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët duke filluar të festojmë Shën Cirili dhe Metodi dhe pse jo edhe kryengritja e Ilindenit, u prita me thikë nga disa media. Kishte trazira edhe në vetë LSDM-në, u urdhëruan kolumna kundër meje, u përhap gjuha e urrejtjes. Sot përsëri, por me një intensitet më të fortë, një tjetër (kryeministër) akuzohet se ka shitur historinë maqedonase. Pse. Sepse, sipas meje, Zaev po lufton për të ardhmen tonë evropiane në frymën e vlerave evropiane”, tha Buçkovski kur u pyet për të komentuar deklaratat e kryeministrit Zaev për BGNES dhe reagimet që pasuan në publik në një intervistë për Civil Media.

Sipas tij, kriza eventuale politike në vendin tonë gjatë mbijetesës së Bullgarisë në veton dhe samitin e dhjetorit të Këshillit të BE-së, do të komplikojë më tej situatën tashmë të ndërlikuar në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi atë që ai tha se ishte kriza e Kosovës pas padive të Gjykatës Speciale kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi të qeverisë së re malazeze, e cila ka qenë e përfshirë në polemikë rreth orientimit të tyre pro-perëndimor, sepse Republika Sërpska është një bombë me sahat.

“Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare me një ndarje të thellë politike të pushtetit dhe opozitës dhe një përplasje të hapur midis qeverisë Rama dhe presidentit Meta. Serbia është në dukje e qëndrueshme politikisht, por besoj se është e vetëdijshme që pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, nuk ka asnjë shans për anëtarësim në BE”, tha Buçkovski.

Sipas tij, Rusia inkurajohet nga zhvillimet e fundit në rajonin tonë që thonë dhe lënë hapësirë ​​për ndikim më të madh.

Dje u shpreh edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe  partner i koalicionit të Zaevit, i cili tha se ka vullnet të mirë të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, që është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë, për hapje të negociatave për integrim në Bashkimin Evropian. Ai konsideron se  kryeministri Zaev personalisht është sakrifikuar duke e rrezikuar karrierën politike  me shprehjen e gjërave në mënyrë aq direkte për një arsye të vetme,  sa më mirë të jetë për vendin tonë, shtetin tonë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë situatë, ne sigurisht do të solidarizohemi me qytetarët tanë maqedonas dhe kurrë nuk kemi kontestuar për asgjë, qoftë për gjuhën apo historinë, sepse fatet tona ishin të njëjta, pushtuesit tanë ishin të njëjtë dhe sakrificat tona ishin të përbashkëta, për të qenë të lirë së bashku në këto hapësira. Ne duam një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur, të mos jemi nën ndikim të emocioneve, të mos futemi në folklor, por të jemi racional dhe të arsyeshëm në mënyrë që ta zgjidhim këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur. Shpresoj që pala bullgare, e cila ka qenë kontribuese dhe konfirmuese e vlerave tona universale për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe fillimin e negociatave për BE, do të tregojë gjithashtu një racionalitet të lartë për të kapërcyer këto dallime ekzistuese dhe sa më shpejtë të jetë e mundur të fillohet ose mbahet takim i përbashkët ndërqeveritar për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Shpresoj në vlerat evropiane që i ka Bullgaria dhe këto vështirësi do të kapërcehen në ditët në vijim”, tha Ahmeti në Akademinë solemne me rastin e Ditës së flamurit shqiptar.

Nga ana bullgare dje u shpreh edhe  presidenti bullgar Rumen Radev sipas të cilit Bullgaria  duhet të japë pëlqim për fillim të negociatave  me Republikën e Maqedonisë së Veriut, prejse do të pranohen faktet  objektive dhe historike dhe prejse procesi i çrrënjosjes së gjuhës së urrejtes do të bëhet i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm.

Opozita në vend paralajmëroi  vazhdim të protestave dhe kërkon dorëheqje të kryeministrit, pas, intervistës  skandaloze të Zaevit.