Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person


Gazeta Express
25 Gusht 2019 18:53

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë ka pasur gjuajtje më armë. Policia e Kosovës ka treguar se në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur një person. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.

“Rreth orës 17:00 ,kemi pranuar informatën për të shtëna me arme ne rrugën “Azem Bejta” në Prishtine.  Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet policore te cilat kane hasur një person te plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit te ngjarjes, ndërkohë qe hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave te dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave qe lidhen me ketë ngjarje’, ka treguar për Express, zëdhensja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart