Gjonaj- Metës: I përgjigjem ligjërisht, por dorëheqjen time se ka ai në dorë - Gazeta Express
string(73) "gjonaj-metes-i-pergjigjem-ligjerisht-por-doreheqjen-time-se-ka-ai-ne-dore"

Gazeta Express

21/02/2020 16:16

Gjonaj- Metës: I përgjigjem ligjërisht, por dorëheqjen time se ka ai në dorë

Gazeta Express

21/02/2020 16:16

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuzave dhe paralajmërimit të Presidentit Meta, i cili u shpreh këtë të premte se do ta kallëzojë penalisht në SPAK.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Gjonaj shkruan se do t’i përgjigjet ligjërisht Presidentit dhe se e vetmja gjë që ka në dorë ai është dorëheqja nga posti që mban.

Lexo Edhe:

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.”, shkroi Gjonaj./Express