Gjobitet një qytetar në Prishtinë, parkoi veturën në hapësirë të gjelbëruar - Gazeta Express
string(73) "gjobitet-nje-qytetar-ne-prishtine-parkoi-veturen-ne-hapsire-te-gjelberuar"

Gjobitet një qytetar në Prishtinë, parkoi veturën në hapësirë të gjelbëruar

Gazeta Express

24/09/2020 15:40

Një qytetar në Prishtinë është dënuar në vlerë prej 50 eurosh për shkak që e ka parkuar veturën në hapësirë të gjelbëruar.

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka shqiptuar një gjobë për ngasësin e makinës, pasi e kishte parkuar në një hapësirë e cila ishte e ndaluar për parkim.

Lexo Edhe:

Drejtoria e Inspeksionit po vazhdon me shqiptimin e  gjobave për të gjithë ata që nuk veprojnë në përputhje me rregullat për shfrytëzimin e hapësirës publike. /Express/