“Gjithçka shkoi siç e diskutuam shef” Rama flet për shkrimin e Bild: E ka bërë Ylli Manjani


Gazeta Express
16 Maj 2019 21:41

Artikulli i gazetës së njohur gjermane Bild mbi klimën politike në Shqipëri sipas Edi Ramës është bërë nga ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe gazetari Basir Çollaku.

Kështu ka deklaruar kryeministri, i cili i ftuar në emisionin Opinion ka deklaruar se këto ishin dy burimet e përdorura në artikullin e Bild, teksa gazetën e quan një “tabloid”.

Rama: Këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Pastref çe ka ai (Basir Çollaku)… unë po përgjigjem dhe po të them që Bild ka bërë një shkrim dhe është bazuar në këto burime, njëri i Tv Shijakut dhe njëri i filxhan partisë dhe gazetari ka bërë një shkrim.

Por kur Blendi Fevziu e ka pyetur në lidhje me një pjesë të artikullit, Rama ka deklaruar se nuk merret me të tilla “pisllëqe”.

Fevziu: Bild shkruan se më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. A është bërë kjo bisedë?

Rama: Nëse nga dhjetëra e mijëra biseda që unë bëj ju më kërkoni diçka që unë nuk e gjej dot. Por kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe të cilat kanë marrë përsipër t’i pastrojnë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku. Unë nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj hetimi. Nuk mundet kurrë të shkëpusësh një fjali dhe të ngresh një kauzë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart