Gjithçka që duhet të dini për kolesterolin


Gazeta Express
26 Qershor 2019 15:56

Kolesteroli është një substancë yndyrore e prodhuar në mënyrë natyrale nga mëlçia. Kjo substancë zakonisht përdoret nga trupi për të kryer procese metabolike, mirëpo kur ndodhet në sasi të lartë organizmi nuk mund ta përballojë dhe si rezultat shfaqen probleme shëndetësore, shkruan Medical News, tranmseton Gazeta Express.

Kolesteroli gjendet në organizëm në dy forma: LDL- që është kolesteroli “i keq”, dhe HDL- që është kolesteroli “i mirë”. LDL njihet se kolesteroli “i keq”, për arsye se ka tendencë të krijojë pllaka yndyrore në arterie duke rritur rrezikun e sëmundjeve koronare. Në anën tjetër HDL, njihet si kolesteroli i mirë dhe ka rol mbrojtës nga sëmundjet e zemrës.

Shumica e njerëzve qe kanë sasi të lartë të kolesterolit ndihen shumë mirë dhe nuk kanë asnjë simptomë. Kështu që është e këshillueshme, që çdo person të kryejë analizat paraprake të gjakut për të parë nivelin e tij në gjak.

Disa nga shkaqet e rritjes së sasisë së kësaj substance në gjak janë:

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë yndyra– Disa nga këto ushqime janë: margarina, vaji i kokosit, vaji i palmës, biskotat dhe produktet e tjera të procesuara.

Konsumimi i pamjaftueshëm i fibrave– Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të fibrave mund të zvogëlojnë sasinë e lartë të kolesterolit në gjak. Duke zgjedhur të konsumoni perime, fruta apo bajame çdo ditë, ju do të parandaloni rritjen e tepërt të kësaj substance në gjak.

Gjenetika– Nëse keni ndonjë familjar që ka pasur probleme me kolesterolin, ka shumë mundësi që edhe ju do të përballeni me këtë problem gjatë jetës tuaj. Ky problem mund të parandalohet nëse ndiqni një dietë të balancuar ushqimore.

Nëse dëshironi të parandaloni çdo lloj problemi të lidhur me sasinë e lartë të kolesterolit, duhet të filloni të konsumoni ushqime të shëndetshme. Katër grupet e ushqimeve që kanë efekt në parandalimin e këtij problemi janë: frutat, perimet, peshku dhe qumështi.

Disa udhëzime të tjera që ndihmojnë në parandalimin e këtij problemi janë: limitoni konsumimin e picave, patatinave, sandviçëve, pastave dhe mishit të përpunuar, kufizoni konsumimin e ushqimeve që përmbajnë kripë, përdorni vaj ulliri ose vaj susami, mos konsumoni më shumë se gjashtë vezë në ditë si dhe bëni aktivitete fizike.

Trajtimi i nivelit të lartë të kolesterolit bëhet zakonisht me anë të barnave siç janë statikët. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart