Gjinovci: Veliu, Selmanaj e Hyseni janë dështakë, duhet urgjentisht të tërhiqen - Gazeta Express
string(76) "gjinovci-veliu-selmanaj-e-hyseni-jane-deshtake-duhet-urgjentisht-te-terhiqen"

Gjinovci: Veliu, Selmanaj e Hyseni janë dështakë, duhet urgjentisht të tërhiqen

Gazeta Express

30/11/2020 21:13

Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar fitoren e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë duke numëruar gabimet që sipas tij i ka bërë LDK-ja në këtë garë.

Gjinovci në Pressing të T7 tha se Agim Veliu, Driton Selmanaj e Skender Hyseni duhet urgjentisht të tërhiqen nga aty. Ai i quajti këta të fundit dështakë të cilët nuk janë në gjendje të bëjnë analiza të thjeshta politike.

Lexo Edhe:

“LDK-ja ka bërë gabim fatal sepse në LDK është një fenomen interesant. E ke udhëheqjen lartë, strukturën dhe fotuesit, Struktura e ka mashtru udhëheqjen që dalja prej qeverisë me VV-në është në rregull dhe këta kanë mendu që ky është edhe mendimi i votuesit. Votuesit nuk i ka interesu kjo, se votuesi ka me mbetë pa punë prapë se prapë. Udhëheqja e LDK-së, aty ka element që e kanë shty përpara këtë ide, që është për shembull Agim Veliu, Driton Selmanaj, Skender Hyseni, këta kanë dalë dështakë, këta s’janë në gjendje me bë analiza të thjeshta politike. Dikush që ka aq shumë fuqi vendimmarrëse dhe nuk dinë më bë analiza kaq të thejshta tregon që këta duhet urgjentisht me u tërheqë prej aty”, ka thënë Gjinovci./Gazeta Express/