Gjinovci tallet me deklaratën e Kryeministrit: Anëtarët e KSHC’së mafiozë, e Haradinaj antimafioz


Gazeta Express
16 Korrik 2019 13:49

Drejtori ekzekutiv i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA), përmes Facebookut ka ironizuar me deklaratat e Kryeministrit Haradinaj, për anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të cilët i ka quajtur mafiozë.

Gjinovci ka publikuar emrat e anëtarëve të këtij këshilli që sipas tij janë “mafiozë” kurse Kryeminsitri Haradinaj është “anti-mafioz”

Drejtori i ORCA-s ka shkruar se duhet patur “kujdes” nga këta profesorë që janë mafia e arsimit të lartë.

“Kujdes – këta janë mafia e arsimit të lartë: Dr. Gazmend Luboteni – profesor Dr. Vjollca Krasniqi – profesor, Dr. Dukagjin Zeka – profesor, Dr. Arta Jakupi – profesor, Dr. Rozafa Koliqi – profesor, Dr.Herbert Amato – profesor (ShBA),Dr. Magdalena Ziolo – profesor (BE), Msc. Jeffery Butel – profesor (BE). E Ramush Haradinaj anti-mafioz” ka shkruar Gjinovci në Facebook. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart