Gjini për incidentin në Kuvend: Një numër i deputetëve kanë mungesë edukate - Gazeta Express
string(74) "gjini-per-incidentin-ne-kuvend-nje-numer-i-deputeteve-kane-mungese-edukate"

Gazeta Express

10/07/2020 22:59

Gjini për incidentin në Kuvend: Një numër i deputetëve kanë mungesë edukate

Gazeta Express

10/07/2020 22:59

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se një numër i deputetëve në Kuvendin e Kosovës kanë mungesë edukate.

E në atë grup, Gjini, nuk përjashtoi as kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Lexo Edhe:

“Se ka mungesë edukate nga një numër i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është më se evidente.
Fatkeqësisht Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk bë përjashtim fare”, shkroi Gjini.

Ai tha se Osmani po sillet si diktatore duke i fyer deputetët e Kuvendit. Tutje, sipas Gjinit, sjellje e tillë nuk i ka hije kryetare së Kuvendit.

“Vjosa në mënyrë të përsëritur sillet ndaj deputetëve si diktatore, i fyen dhe iu bërtet atyre. Kjo është sjellje brutale dhe nuk i ka fare hije Kryetares së Kuvendit”, shkroi Gjini.

 Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

“Se ka mungesë edukate nga një numër i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është më se evidente.
Fatkeqësisht Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk bë përjashtim fare!
Vjosa në mënyrë të përsëritur sillet ndaj deputetëve si diktatore, i fyen dhe iu bërtet atyre. Kjo është sjellje brutale dhe nuk i ka fare hije Kryetares së Kuvendit”.