Gjini: Dy shkolla në Gjakovë bëhen me kabinete moderne të Teknologjisë Informative - Gazeta Express
string(81) "gjini-dy-shkolla-ne-gjakove-behen-me-kabinete-moderne-te-teknologjise-informative"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

06/10/2021 16:41

Gjini: Dy shkolla në Gjakovë bëhen me kabinete moderne të Teknologjisë Informative

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

06/10/2021 16:41

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, njofton se shkollat “Zekeria Rexha” dhe “Fehmi Agani”, janë pajisur me kabinetet moderne të Teknologjisë Informative, përshirë këtu edhe programin për printim 3D.

“Dy shkollat tona janë përfituese në mesin e 6 shkollave nga e tërë Kosova të projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” nga organizata “Etea””, njofton Gjini me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Përpos shumë pajisjeve teknologjike, kompjuterëve, fotoaparateve, projektorëve e të tjera, këto shkolla kanë përfituar edhe nga 2 printerë 3D, të cilët tash e tutje mundëson përfshirjen e komponentës së sipërmarrjes sociale në institucionet edukativo-arsimore dhe futjen e nxënësve në një proces të kërkimit dhe konceptimit të ideve, zhvillimin e prirjeve krijuese nga ideja deri tek produkti final dhe pajisjen e nxënësve me aftësi praktike në profesionet e së ardhmes”, njofton tutje Gjini.

Postimi i plotë i tij: