Gjilan, apel për të zbatuar këshillat e mjekëve - Gazeta Express
string(46) "gjilan-apel-per-te-zbatuar-keshillat-e-mjekeve"

Gazeta Express

02/04/2020 11:44

Gjilan, apel për të zbatuar këshillat e mjekëve

Gazeta Express

02/04/2020 11:44

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se duhet të zbatohen të gjitha këshillat për ta parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, virusi që e ka goditur botën.

Këto komente Ismajli i ka bërë gjatë vizitës së QMF “28 Nëntori”, i cili shoqërohej nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili.

Lexo Edhe:

“Nga personeli mjekësor i kësaj qendre, u njoftuam për kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët. Ky staf mjekësor, është i angazhuar me tërë vullnetin e tyre, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Ky ekip, janë të përkushtuar që qytetarët të marrin shërbime sa më të afërta dhe sa më të mira të mundshme”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli