Gjiganti italian, në bisedime me Lacazetten - Gazeta Express
string(42) "gjiganti-italian-ne-bisedime-me-lacazetten"

Gjiganti italian, në bisedime me Lacazetten

Gazeta Express

09/07/2020 17:49

Juventusi është në kërkim të pasardhësit të Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet nga Torino gjatë kësaj vere

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

“Bianconeri” duan ta zëvendësojnë Gonzalo Higuainin, i cili pritet të largohet këtë verë nga Torino.

Dhe, portali italian “Calciomercato” shkruan se kampioni aktual italian ia ka mësyrë sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette, përcjell Gazeta Express.

Madje, “Bianconeri” tashmë e kanë kontaktuar menaxherin e futbollistit francez.

Gjithashtu, Juve e ka në opsion edhe sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik.

Mirëpo, Lacazette shihet si një alternativë më ideale për gjigantin italian.

Sulmuesi francez nga ana e tij nuk e ka fshehur dëshirën për një sfidë të re. /Gazeta Express/