Gjiganti evropian i ofron kontratë dyvjeçare Depayt - Gazeta Express
string(51) "gjiganti-evropian-i-ofron-kontrate-dyvjecare-depayt"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 15:18

Gjiganti evropian i ofron kontratë dyvjeçare Depayt

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 15:18

Memphis Depay është vënë në shitje nga Barcelona, e cila nuk e do në ekip për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi holandez nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou” dhe me përforcimet e bëra sivjet, katalunasit kanë plane të tjera për fazën ofanzive.

Lexo Edhe:

Ish-futbollisti i Lyonit është duke kërkuar të sistemohet diku tjetër.

Interesim për të ka shfaqur Juventusi, njofton “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, “Bianconeri” e kanë bërë gati një kontratë dyvjeçare për përfaqësuesin holandez.

Sulmuesi e ka edhe një vit kontratë me klubin spanjoll, por është i vendosur të largohet nga “Camp Nou”.

Fillimi i eksperiencës së tij spanjolle ishte i mirë, por më pas pati rënie, sidomos pas largimit të trajnerit Louis van Gaal. /Gazeta Express/