Gjigantët italianë ofrojnë nga 70 milionë euro për Chiesan


load
Gazeta Express
14 Gusht 2019 12:02

Dy gjigantët e futbollit italian, Juventus dhe Inter janë të gatshëm t’i ofrojnë nga 70 milionë euro për sulmuesin italian, të cilin synojnë ta transferojnë verën e ardhshme

Interi dhe Juventusi do të “luftojnë” për ta transferuar yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa verën e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta Dello Sport”, përcjell Gazeta Express.

Të dyja klubet janë të interesuara për mesfushorin-sulmues, por pronari i ri i Fiorentinës, Rocco Commisso nuk dëshiron ta shesë lojtarin më të mirë të ekipit.

Megjithatë, gara për Chiesan do të zhvendoset për verën e ardhshme, ndërsa dy gjigantët italianë janë të gatshëm t’i ofrojnë nga 70 milionë euro për 21 vjeçarin, i cili ka shpërthyer në kampionatin italian. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart