Gjigantët anglezë interesohen për Jamesin


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 16:11

James Rodriguez mund të largohet nga Real Madridi vetëm gjashtë muaj pasi u rikthye nga huazimi në Bayern Munich. Futbollistin kolumbian në janar e duan Manchester Unitedi dhe Tottenhami

Rikthimi i James Rodriguezit në Real Madrid mund të jetë jetëshkurtër, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kolumbian ishte rikthyer gjatë verës nga huazimi në Bayern Munich, por qëndrimi i tij i dytë në “Santiago Bernabeu” mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj.

Në fakt, ish-futbollisti i Portos dhe Monacos mund të largohet nga Reali në afatin kalimtar të janarit.

Mediumi “El Desmarque” shkruan se interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur dy gjigantët anglezë, Manchester United dhe Tottenham.

Wolverhampton po ashtu thuhet se kanë kërkuar informata për mesfushorin ofanziv.

James po ashtu e dëshiron largimin pasi nuk po aktivizohet rregullisht në ekipin e Zinedine Zidanet.

Edhe gjatë verës që shkoi spekulohej se ai do të largohej menjëherë nga Madridi, por megjithatë qëndroi në kryeqytetin spanjoll. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart