Gjesti i shqiptarit në Itali, ndihmon të moshuarit e izoluar nga koronavirusi - Gazeta Express
string(76) "gjesti-i-shqiptarit-ne-itali-ndihmon-te-moshuarit-e-izoluar-nga-koronavirusi"

Gjesti i shqiptarit në Itali, ndihmon të moshuarit e izoluar nga koronavirusi

Gazeta Express

29/02/2020 15:00

Italia fqinje, shteti ku jetojnë e punojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, koronavirusi është përhapur me ritme shumë të shpejta dhe ka marrë 17 jetë njerëzish.

Ndërkohë që në këto situata tmerri dhe paniku shfaqen shumë histori solidariteti, së fundmi është një i ri shqiptar që ka prekur jo pak  me gjestin e tij.

Lexo Edhe:

Në rajonin verior të Liguria, Albi Albino një kamarier në hotelin Bel Sit, në Alassio, që u fut në karantinë për shkak se u infektua nga një kliente 72-vjeçare që ishte koronavirus, po qëndron çdo ditë në shërbim të moshuarve që janë brenda hotelit.

Solidariteti dhe bujaria e një të riu shqiptar si Albi, ka prekur edhe kreun e Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar për të dhe e ka falenderuar për ndihmën që po jep. Ndër të tjera ai ka shtuar që do të  mundohet që  shqiptari të marrë edhe nënshtetësinë italaine, percjell dosja.

“Ai është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat. Një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh”.-ka shkruar Giovanni Toti.