string(71) "gjesti-i-buzeqeshi-xhenetes-ne-korridor-ajo-ka-dicka-per-ti-thene-eglit"

Yjet

Gazeta Express

05/05/2025 19:15

Gjesti i buzëqeshi Xhenetës në korridor? Ajo ka diçka për t’i thënë Eglit!

Yjet

Gazeta Express

05/05/2025 19:15

Kur menduam se drama mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Kosova” kishte përfunduar me finalen, Xheneta na dëshmon të kundërtën.

E ftuar në emisionin “Trotuar”, ajo ndau një moment të papritur pas daljes nga shtëpia më e famshme – një buzëqeshje në korridoret e Top Channel, drejtuar asaj nga vetë Gjesti. Sipas Xhenetës, ishte ai që e pa i pari dhe nuk e kurseu një mimikë miqësore. Madje, edhe Graciano, i cili duket se është mirë i informuar për kulisat, e konfirmoi si një moment që nuk i shpëtoi vëmendjes së stafit.

Por surprizat nuk ndalen këtu.

Graciano e përmendi edhe Eglin – emrin që gjithmonë arrin të krijojë tension. I pyetur nëse ka pasur një përballje mes tyre, Xheneta tha:

“Nuk i kam takuar në televizion, por kam dëgjuar që po qëndrojnë në të njëjtin hotel ku jam edhe unë. Tani, nuk e di kush po e ndjek kë,” – tha ajo me një buzëqeshje me shumë kuptime.

Rrugët e tyre mund të mos jenë kryqëzuar në studio, por duket se holli i hotelit mund të jetë skena e radhës për një episod të ri jashtë kamerave.

A është kjo thjesht një rastësi… apo nisja e një loje të re?