Gjermania 101-vjeçare arratiset nga shtëpia e pleqve për ta vizituar vajzën për ditëlindje - Gazeta Express
string(90) "gjermanja-101-vjecare-arratiset-nga-shtepia-e-pleqve-per-ta-vizituar-vajzen-per-ditelindje"

Gazeta Express

08/04/2020 11:00

Gjermania 101-vjeçare arratiset nga shtëpia e pleqve për ta vizituar vajzën për ditëlindje

Gazeta Express

08/04/2020 11:00

Një grua 101-vjeçare nga Gjermania ka ikur nga shtëpia e të moshuarve në përpjekje për ta vizituar vajzën e saj për ditëlindje, njoftoi policia gjermane.

Sidoqoftë, zyrtarët e ndaluan atë pasi kishte arritur të largohej përmes daljes emergjente në shtëpinë për kujdes ndaj të moshuarve në pjesën veriore të Gjermanisë.

Lexo Edhe:

Policia e qytetit Brunsëick u lajmërua për rastin pasi zonja e moshuar e kishte humbur rrugën përderisa po mundohej ta gjente shtëpinë e vajzës në periferi të qytetit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse ajo u tha policëve se jeton bashkë me vajzën, zyrtarët policorë dyshuan se e moshuara nuk është duke e thënë të vërtetën.

Kur ata e dërguan te shtëpia e vajzës, vajza e saj i tregoi policisë se nëna kishte filluar t’i banonte në shtëpinë e të moshuarve para dy jave.

Zonja e moshuar kishte mundësi që ta shihte vajzën vetëm përmes xhamit të veturës së policise, sepse u dërgua përsëri në shtëpinë e të moshuarve.

Shtëpitë e të moshuarve në Gjermani janë mbyllur për vizitorë si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.