Gjermania shton pikat për mbushjen e automjeteve elektrike


Gazeta Express
8 Prill 2019 21:03

Rrjeti gjerman publik me pika për karikimin e automjeteve elektrike është rritur ndjeshëm në tre muajt e parë të vitit.

“Rrjetit i janë shtuar 1300 pika karikimi deri në fund të marsit, duke e çuar numrin total në 17 400”, njoftoi sot në Berlin shoqata gjermane e industrisë së ujit dhe energjisë, BDEW.

“Gjermania synon të rrisë numrin e automjeteve elektrike për të zbutur ndryshimin klimatik, por numri total i këtyre makinave të shitura në vitin 2018 ishte 83 000”, sipas Zyrës Federale për Mjete Motorike (KBA), përcjell Atsh.

Zhvillimi i rrjetit me pika karikimi shihet si thelbësor për të rritur numrin e automjeteve elektrike në rrugët e Gjermanisë.

Te fundit


Kthehu lart