Gjermania shënon vetëm një viktimë të Covid-19 për 24 orë, bie numri i infeksioneve - Gazeta Express
string(83) "gjermania-shenon-vetem-njje-viktime-te-covid-19-per-24-ore-bie-numri-i-infeksioneve"

Gjermania shënon vetëm një viktimë të Covid-19 për 24 orë, bie numri i infeksioneve

Gazeta Express

10/08/2020 8:10

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani është shënuar një i vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,197, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 436 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 216,197. Një ditë më parë u shënuan 555 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.