Gjermania shënon mbi 700 raste të reja të koronavirusit - Gazeta Express
string(55) "gjermania-shenon-mbi-700-raste-te-reja-te-koronavirusit"

Gjermania shënon mbi 700 raste të reja të koronavirusit

Gazeta Express

30/05/2020 8:07

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 738 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me sëmundjen e re në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 181,196, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 39 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga sëmundja Covid-19 në këtë shtet shkoi në 8,489.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, por ka shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Spanja, Italia e Franca.

Qeveria gjermane ka filluar t’i largojë masat e izolimit me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, pavarësisht rrezikut për shtimin e rasteve të të infektuarve.