Gjermania shënon mbi 11.000 raste me Covid-19 për një ditë - Gazeta Express
string(58) "gjermania-shenon-mbi-11-000-raste-me-covid-19-per-nje-dite"

Gazeta Express

27/10/2020 8:06

Gjermania shënon mbi 11.000 raste me Covid-19 për një ditë

Gazeta Express

27/10/2020 8:06

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 42 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 10.098, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 11.409 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 449.275.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.