Gjermania shënon 432 raste të reja të koronavirusit - Gazeta Express
string(51) "gjermania-shenon-432-raste-te-reja-te-koronavirusit"

Gjermania shënon 432 raste të reja të koronavirusit

Gazeta Express

26/05/2020 8:08

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 432 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 179,002 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 45 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 8,302.

Të hënën u raportua se negociatat për lehtësimin e masave kufizuese në nivel kombëtar janë çorganizuar pasi rajoni i Thuringia-s vendosi që në mënyrë të njëanshme t’i largojë të gjitha masat në fillim të qershorit.

Gjermania është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të infektimeve në Evropë, por ka shifër shumë më të ulët të viktimave në krahasim me shtetet kryesore të kontinentit, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Italinë.