Gjermania sërish kundër, ministri i Ekonomisë: Shqipëria s’është gati për hapjen e negociatave


Gazeta Express
19 Korrik 2019 22:28

Ministri kristiandemokrat i Ekonomisë në Gjermani, Peter Altmaier është shprehur për shtyrjen e vendimmarrjes për hapjen e negociatave në tetor për Shkupin dhe Tiranën.

Pasi takoi në Poznan homologët nga Ballkani, Altmaier pranon se ekonomitë e këtyre vendeve janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit për tu afruar me tregun e përbashkët evropian.

Megjithatë sipas tij, nuk kanë arritur parametrat e duhura, ndërsa korrupsioni është një parakusht për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

 “Maqedonia dhe Shqipëria ende nuk janë gati për hapjen e negociatave me BE. Të dy vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm në shumë fusha, por ende jo të mjaftueshëm.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nevojë për përpjekje më të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe për gjyqësorin e pavarur”, tha ai.

Gjermania po bën çmos për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.

“Këto vende të jenë të sigurta për bizneset e huaja të qeverisura nga sundimi i ligjit. Kemi nevojë për gjykata të pavarura pasi korrupsioni atje duhet të trajtohet në mënyrën e duhur”, u shpreh ministri gjerman.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart