Gjermania prenë biletën për ‘Euro 2020’, ashtu edhe Holanda - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

16/11/2019 23:13

Gjermania prenë biletën për ‘Euro 2020’, ashtu edhe Holanda

Sport

Gazeta Express

16/11/2019 23:13

Gjermania dhe Holanda janë skuadrat e radhës që janë kualifikuar në Euro 2020

Gjermania e ka shkatërruar 4-0 Bjellorusinë, duke u kualifikuar në kampionatin Evropian.

Leon Goretzka, Matthias Ginter dhe dy herë Toni Kroos shënuan për vendasit, që bën paraqitje fantastike për 90 minuta, raporton Gazeta Express.

Holanda gjithashtu është skuadra që ka siguruar kualifikimin në Euro 2020 nga Grupi C, ani pse barazoi pa gola me Irlandën e Veriut.

Austria dhe Kroacia, janë ekipet tjera që sonte siguruan kualifikimin në Euro 2020. /Gazeta Express/