Gjermania ngre aktakuzë ndaj sirianit që vrau me thikë një homoseksual e ia plagosi partnerin - Gazeta Express
string(93) "gjermania-ngre-aktakuze-ndaj-sirianit-qe-vrau-me-thike-nje-homoseksual-e-ia-plagosi-partnerin"

Gjermania ngre aktakuzë ndaj sirianit që vrau me thikë një homoseksual e ia plagosi partnerin

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 10:17

Prokurorët gjermanë thanë të enjten se kanë ngritur aktakuzë ndaj një siriani për vrasjen e një burri dhe plagosjen e rëndë të një tjetri gjatë një sulmi me thikë, për të cilin besojnë se ishte i motivuar nga ekstremizmi islamik.

I identifikuar si Abdullah AHH, i dyshuari akuzohet për vrasje, tentim vrasje dhe dëmtim të rëndë trupor të motivuar nga bindjet radikale islamike, thanë prokurorët në qytetin Karlsruhe.

Lexo Edhe:

Dy burrat e moshës 55 dhe 53-vjeçare u sulmuan në qytetin lindor gjerman, Dresden, më 4 tetor të vitit të kaluar. Burri më i moshuar vdiq më vonë në spital, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Sipas disa raportimeve të medieve gjermane, dy burrat e sulmuar nga siriani ishin çift homoseksual. “Ai i kishte zgjedhur dy viktimat për t’i ndëshkuar me vdekje si përfaqësues të një rendi të lirë e të hapur social, të cilin ai e kundërshtonte dhe e cilësonte si të pafe”, thanë prokurorët.

Sipas revistës javore gjermane, “Der Spiegel”, ky rast mund të jetë shembulli i parë i tentim vrasjes nga një mysliman me motiv nga homofobia.

Sulmi fatal pati nxitur debat rreth dëbimit të kriminelëve të huaj nga Gjermania, sepse i dyshuari kishte disa dënime në të kaluarën.

Ai e kishte statusin e “të toleruarit”, që u jepet personave që u është refuzuar kërkesa për azil, por të cilët nuk mund të dëbohen nga vendi.