Gjermania jep shumën e madhe, 11 milionë Euro për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave në Shqipëri - Gazeta Express
string(96) "gjermania-jep-shumen-e-madhe-11-milione-euro-per-ndertimin-e-kopshteve-dhe-shkollave-ne-shqiperi"

Gjermania jep shumën e madhe, 11 milionë Euro për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave në Shqipëri

Gazeta Express

17/02/2020 15:53

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë njoftoi sot gjatë konferencës së donatorëve se vendi i tij do të japë 11 milionë euro Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai u shpreh se mjetet financiare do të vihen në dispozicion nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Lexo Edhe:

Ato do t’i shërbejnë rindërtimit dhe mirëmbajtjes së shkollave, kopshteve dhe institucioneve arsimore.

“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”, tha ministri.