Gjermania i regjistron 64 vdekje e rreth 4 mijë raste të reja të koronavirusit për 24 orë - Gazeta Express
string(89) "gjermania-i-regjistron-64-vdekje-e-rreth-4-mije-raste-te-reja-te-koronavirusit-per-24-ore"

Gjermania i regjistron 64 vdekje e rreth 4 mijë raste të reja të koronavirusit për 24 orë

Gazeta Express

29/03/2020 10:14

Instituti “Robert Koch”, i cili është përgjegjës për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 64 viktima dhe 3965 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar në këtë shtet shkoi në 52 mijë e 547, ndërsa shifra e viktimave në 389, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ky institut bëri të ditur se këto shifra nuk e paraqesin plotësisht situatën, sepse mungojnë të dhënat nga tri rajone, Baden Ëuerttemberg, Hesse dhe Saarland.

Gjermania është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe e zë vendin e tretë për shifrën e të infektuarve, por dallohet me përqindje të ulët të rasteve fatale në krahasim me shtetet e tjera.