Gjermania e turpëron keq Estoninë, e mposht 8:0


Gazeta Express
11 Qershor 2019 22:47

Gjermania e ka turpëruar keq Estoninë duke e mposhtur bindshëm 8:0 në ndeshjen e rundit të katërt të Grupit C kualifikues për Kampionatin Evropian të martën në Mainz.

Gjashtë lojtarë të ndryshëm, Marco Reus dy herë, Sergej Gnabry dy herë, Ilkay Gundogan një herë, Timo Werner një herë, Leon Goretzka një herë dhe Leroy Sane një herë shënuan tetë golat e Gjermanisë në triumfin madhështor ndaj Estonisë në Opel Arena, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje për Gjermaninë, e cila tani renditet e dyta me tri pikë më shumë se liderja Irlanda Veriore, e cila i ka zhvilluar katër ndeshje, megjithatë.

Për Estoninë, kjo ishte humbja e tretë në po kaq ndeshje që praktikisht ia shuan shpresat për kualifikim në EURO 2020.

Kjo është gjendja në Grupin C kualifikues. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart