Gjermania e barazon rezultatin kundër Irlandës Veriore - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

19/11/2019 21:11

Gjermania e barazon rezultatin kundër Irlandës Veriore

Sport

Gazeta Express

19/11/2019 21:11

Gjermania e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Irlandës Veriore, në ndeshjen e fundit mes tyre në fushatën kualifikuese për Euro 2020, e cila po zhvillohet momentalisht në Frankfurt.

Michael Smith e kaloi Irlandën Veriore në epërsi pas vetëm 7 minutave lojë, duke goditur nga largësia.

Por Sergey Gnabry realizoi për vendasit, duke shënuar pas një pasimi nga Hector në minutën e 20-të.

Gjermania e ka siguruar kualifikimin në Euro 2020, ndërsa Irlanda Veriore jo.